Në nderim dhe përkujtim të tre dëshmorëve të Zonës Operative të Shalës Adnan Shyti, Selim Mernica dhe Shemsi Sadiku, të rënë trimërisht 19-vjet më parë në luftën heroike të UÇK-së, sot prej orës 11:00 në varrezat e fshatit Pasomë të Vushtrrisë, bëhen homazhe për dëshmorin e kombit, Shemsi Sadiku. Prej orës 12:00 në varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, në Bletajë të Vushtrrisë bëhen homazhe për dëshmorin e kombit, Selim Mernica. Ndërsa rrej orë 13:00 në varrezat e Dëshmorëve në Oshlan, homazhet bëhen në 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të Kombit, Adnan Shyti.
