Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e kompleksit Partizani. Ai do të merret në pyetje sot në orën 14:oo. Dje zbarkuan oficerët e policisë Gjyqësore për t’i komunikuar masën, por Berisha nuk ndodhej në banesë. Berishës i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa Berisha si gjithnjë e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …