Sot dy raste me covid-19 në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar dy raste të reja me covid-19, dhe me këtë numri i rasteve aktive shkon në 15 raste. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: deri më tani janë regjistruar 267 raste me covid-19, ku prej tyre 228 janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 15 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …