Heronjtë kanë vetëm ditëlindje. Sot, para 49 viteve ka lindur njëri prej ideologëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, heroi i kombit, Bahri Fazliu. Njerëzit e mëdhënj nuk vdesin kurrë, ata vetëm datëlindje kanë! Kosovës po i mungon shumë vizioni dhe penda e mprehtë e Bahriut. Bahriu ka rënë heroikisht në altarin e lirisë më 7 maj të 1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri! Ai ka rënë për të mos vdekur kurrë! Lavdi heroit të kombit, Bahri Fazliu! Bahri Fazliu është vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …