leoni

Mali i Zi nismën për mini-Shengen Ballkanik të propozuara nga disa shtete e vlerëson do të ishte një humbje energjie

Sot e nesër në Tiranë mbahet takimi i “Ballkanit të Hapur”, ku marrin pjesë edhe Këshilli i Atlantikut e Komisioni Europian

Sot e nesër liderët e tre vendeve të të ashtuquajturit, “Ballkan i hapur”:  kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq  do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje. Zaev dhe Vuçiqi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve të tyre do mbërrijnë në Tiranë pasditen e sotme. Ditën e parë është parashikuar një darkë zyrtare në një resort në qytetin e Elbasanit, i njëjti ku u zhvillua mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku do jenë të pranishëm dhe një përfaqësues i Këshillit Atlantik Xhim O’Brajen si dhe Aleks Soros, drejtuesi i fondacionit  për  Shoqëri  të  Hapur. Të martën takimi do të nis në orën 09:00 në pallatin e Brigadave. Ekipeve të tre vendeve do t’iu bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, si dhe drejtori i CEFTES, Emir Gjikiq, si dhe Majlinda Bregu si sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …