Sot kudo në trojet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, në Iliridë, në trevat e Kosovës Lindore, pastaj në Mal të Zi, si dhe kudo në mërgatë, me aktivitete të ndryshme tematike e përkujtimore shënohet Festa e Katërfishtë Shqiptare: Më 28 nëntor të vitit 1443, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve shqiptarë kthehet në Krujë dhe ngrit flamurin e shqiponjës me dy krerë të Principatës së Kastriotëve. Prej asaj kohe ky flamur u bë edhe simboli i kombit dhe i shtetit shqiptar. Më 28 nëntor të vitit 1912, Shqipëria u shpall shtet i pavarur në krye me kryeministrin e parë, Ismail Qemali. Më 28 nëntor të vitit 1955 u lind Adem Shaban Jashari kryekomandanti Legjendar i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës dhe më 28 nëntor të vitit 1997 doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila pas një luftë të përgjakshme dhe krejt të pabarabartë, me ndihmën edhe të aeroplanëve të NATO-s më 11 qershot të vitit 1999 hyri fitimtare në Prishtinë e në ditët në vijim në tërë Kosovën. Si rezultat i kësaj lufte fitimtare Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …