Kryesia e BDI-së bëri të ditur se do të vazhdojë bisedimet, ku pritet të vendoset nëse do të ndahet përfundimisht nga VMRO-DPMNE-ja apo sërish do ta vazhdojë koalicionin me këtë parti nacionaliste sllavomaqedone. Në këtë mbledhje do të mësohet për vendimin e BDI-së sepse është afati i fundit i mandatarit Gruevski për të formuar qeverinë e re. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar tha se çdo opsion është i mundur por vetëm për një pikë jemi të sigurt se nuk lëshojmë për sa i përket gjuhës shqipe. Në tavolinë janë akoma të hapura pesë opsionet që kemi përmendur edhe më parë, qeverisje me VMRO-DPMNE-në, qeverisje me LSDM-në, një qeveri e zgjeruar teknike, qëndrimi në opozitë dhe zgjedhje të reja në pranverë. Nuk na interesojnë partitë por programi dhe deklarata e përbashkët e partive shqiptare”, tha Osmani për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …