Më së largu në fillim të javës së ardhshme pritet të nis shpërndarja e 60 milionë eurove për sektorin privat nga Qeveria

Sot është dita e fundit e pezullimit të Ligjit të pagave nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në muajin mars pati vendosur ta vazhdojë pezullimin e Ligjit të pagave deri më 30 qershor 2020. Kjo bëri që zyrtarët publikë mos t’i marrin rrogat e rritura sipas Ligjit të pagave i cili ishte miratuar gjatë vitit 2019. Por sot mijëra punëtorët do të marrin një përgjigje për fatin e pagave të tyre në shumë sektore shtetërore. Gjykata kishte vendosur njëzëri vazhdimin e masës së përkohshme në rastin KO219/19 të parashtrauar nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. Punëtorët shëndetësorë mund të jenë përfituesit më të mëdhenj nga ky ligj ngase do të kishte rritje të madhe pagash për të gjitha kategoritë në shëndetësi. Punëtorët e arsimit, policët, zjarrfikësit, stafi civil dhe shumë kategori të tjera do të përfitonin nga ky ligj. Arsyeja e shyrjes së deritashme sipas Gjykatës ka të bëjë me faktin që Gjykata Kushtetuese, pas caktimit të masës së përkohshme, ka pranuar një vëllim të konsiderueshëm të dokumenteve dhe të komenteve të dorëzuara nga palë të ndryshme të interesuara, të cilat duhet të trajtohen në raport me pretendimet e ngritura dhe me dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …