Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta. Ashtu sikur nëpër vende anekënd botës, edhe në vendin tonë do të organizhen disa aktivitete për të shënuar këtë ditë. HANDIKOS dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar kanë organizuar kenferencën “Qasja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuar”, e cila mahet në Prishtinë. Asambleja e Kombeve te Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 dhjetorin ditë të personave me aftësi të kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie të personave me aftësi të kufizuara.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …