Sot është Dita Ndërkombëtare e shkrim-leximit. Kjo ditë shënohet anekënd botës me qëllim të ngritjes së vëmendjes së opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i është i pranishëm në shumë shoqëri. Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra. Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë. 8 shtatori u shpall nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në vitin 1967 si Ditë Ndërkombëtare e Arsimimit me qëllim që çdo vit në këtë datë të theksohet rëndësia e shkrimit dhe leximit në jetën e individit dhe shoqërisë në tërësi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …