Sot ka filluar provimi pranues në pjesën dërmuese të Njësive Akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Rektori i UP-së, Marjan Dema me disa prorektorë vizituan Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin Filologjik dhe Filozofik. Sipas një komunikate për media nga Universiteti i Prishtinës thuhet se në të gjitha Njësitë Akademike të vizituara, procesi i mbarëvajtjes së provimit pranues ka shkuar pa asnjë incident dhe se gjithçka ka qenë në rregull. Provimi pranues do të vazhdojë të organizohet edhe në orët e pasdites, nesër dhe pasnesër. Ndërsa, rezultatet pritet të dalin pas një jave.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …