a rinisur gjykimi në rastin “Veteranët, për gjoja keqpërdorim të pozitës, ku po akuzohen 10 eprorë të lartë të luftës e të paqes në Kosovë

Sot është mbajtur seanca e radhës në rastin e njohur si “Veteranët”, ku është mbrojtur ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku

Pas disa muajve të martën ka rinisur gjykimi në rastin “Veteranët”. Seanca nisi me një orë vonesë pasi trupi gjykues kishte probleme që të lidhej virtualisht me të akuzuari Fadil Shurdhaj, i cili këtë seancë e përcolli në këtë mënyrë për shkaqe shëndetësore. Në procesin gjyqësor i njohur si “Veteranët” për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë. Ata po akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së. Edhe gjatë kësaj seanca gjyqësore të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa me një dakordim të të gjitha palëve nuk u lexua aktakuza pasi që tashmë palët e përfshira janë të njoftuara me aktakuzën që ngarkohen të akuzuarit. Në seancën e së mërkurës trupi gjykues ka ndaluar publikimin në medie të seancës së të akuzuarve në rastin “Veteranët”. I pari nga të akuzuarit që u ftua për ta dhënë mbrojtjen e tij ishte i akuzuari, Agim Çeku. Ende pa filluar dhënia e mbrojtjes nga i akuzuari, Agim Çeku, kryetarja e trupit gjykues kërkoi që sallën e gjykimit ta lirojnë të akuzuarit tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …