Ka ndërruar jetë sot në moshën 102 vjeçare, albanologu, gjuhëtari dhe intelektuali, pedagogu dhe anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, akademik Idriz Ajeti. Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave të Kosovës. Më pas ka reaguar kryetari Thaçi. “Vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë”, ka shkruar ai. Ndërsa kryeministri Haradinaj në reagimin e tij ka thënë se “Bota shqiptare humbi sot njërin nga personalitetet më të ndritshme të historisë sonë të re, albanologun e shquar Idriz Ajetin. Gjatë 70 vjet karrierë shkencore, Akademik Ajeti la gjurmë të pashlyeshme në gjuhësinë dhe zhvillimet shoqërore e politike të Kosovës. Kontributi i tij në vitet ’90 ishte i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të vërtetës së Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …