Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë, fjalimin e tij e ka nisur me konstatimin se sot është një ditë e jashtëzakonshme që nuk ishte menduar më parë. Për ne kjo është e jashtëzakonshme, është diçka që edhe në imagjinatën më guximtare s do kishte përfytyruar çdo ndodhte. Sinjal i vetëdijes së BE, se ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani për BE. Deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’ju mirë-prisnim me atë mot, dhe sollëm diellin për ju. tha Edi Rama. Lidhur me marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, Rama i komentoi si marrëdhënie të vështira, që do të kërkojnë kohë për zgjidhje, dhe se kjo zgjidhje nuk do të jetë sot, në këtë samit. Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në histori të vet dhe shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në historinë e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …