leoni

Kongresi i Manastirit i vitit 1908

Sot është shënuar dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që 116 vite më parë u unifikua në Kongresin e Manastirit

Sot, me aktivitete kultur0re.  është shënuar dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifikua në Kongresin e Manastirit. Kjo ditë përkon edhe me prezantimin e një Fjalori të ri të Gjuhës Shqipe që do të kenë tanimë  shkrimtarë, gazetarë, mësues, nxënës dhe të gjithë ata që duan të ruajnë shqipen. Projekti  i Fjalorit te ri, i hartuar nga Gjuhëtare të shquar si; Prof Jani Thomai, Prof.Valter Memishaj, Prof.Gjovalin Shkurtaj e Shezai Rrokaj u prezantua në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe. Ky Fjalor do të ketë 8000 faqe A4 është pasuruar pothuajse 2.5 herë më shumë  me fjalë, shprehje frazeologjike apo shprehje të huaja që kanë qenë në përdorim, por që nuk i gjeje në fjalorin e vitit 1980, që është përdorur deri më sot. Por, Gjuha Shqipe po keqpërdoret gjithnjë e më shumë. E për ta mbrojtur atë, gjuhëtarët kërkojnë miratimin e një ligji për gjuhën. Për të hartuar këtë fjalor, janë bërë bashkë 55 studiues e akademikë nga të gjitha trevat shqipfolëse për të krijuar këtë vepër. Fjalori i madh i gjuhës shqipe është një nga tre veprat madhore që Akademia e Shkencave ka ndërmarrë katër vjet më parë bashkë me enciklopedinë shqiptare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …