Sot është shënuar dita e shkollës në fshatin Gurbardh, që mbanë emrin e heroit dhe dëshmorit të kombit Habib Berisha. Për këtë qëllim, sot, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i shoqëruare nga nënkryetari Vesel Krasniqi, kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, drejtor tjerë të drejtorive komunale dhe anëtar të Kuvendit të Komunës, e kanë vizituar familjen e dëshmorit Habib Berisha. Gjatë vizitës në familjen Berisha, ku janë pritur nga nënë Sevdija (nëna e dëshmorit), djali Shqiproni, vëllezër, motra e familjarë të tjerë, kryetari Kastrati ka shprehur mirënjohjen më lartë për dëshmorin, Habib Berisha dhe familjen e tij. “Respekt e mirënjohje të pa kufijshme për kontributin e dhënë dhe për sakrificën e Habibit dhe tuajën si familje”, është shprehur kryetari Kastrati, gjatë bisedës me nënën e dëshmorit dhe familjen e tij.
“Familjet e dëshmorëve janë sinonim i lirisë dhe shtetësisë sonë. Pavarësisht tendencave për ti sulmuar këto vlera të luftës sonë, ne do të qëndrojmë të fortë dhe do ti avancojmë këto vlera, duke realizuar amanetin e dëshmorëve të kombit, dhe juve nënë e dëshmorit dhe të gjitha nënave dhe familjeve të dëshmorëve, ju jemi përjetësisht mirënjohjes që rritën djem si Habibi dhe na sollët lirinë”, është shprehur mes emocionesh, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë vizitës në familjen e heroit dhe dëshmorit të kombit, Habib Berisha.
Më pas, në ambientit e SH.F.M.U. “Habib Berisha”, është mbajtur edhe një aktivitet, për ët shënuar 75 vjetorin e kësaj shkolle dhe 25 vjetorin e daljes publike të Habib Berishës, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari Kastrati, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, duke shprehur edhe mirënjohje për të arriturat e kësaj shkolle, si dhe premtoj se përkrahja do të jetë e vazhdueshme për të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.
Drejtori i kësaj shkolle, Bekim Berisha, ka folur për të arriturat e kësaj shkolle gjatë viti shkollor, si dhe për kontributin e kësaj vatre shkollore, të hapur 75 vite më parë. Më pas edhe Hajdin Berisha, ka folur për këtë datë, e cila lidhet me 75 vjetorin e shkollës dhe daljen publike të Habib Berishës, si ushtar i UÇK-së, si dhe të prof.Hamdi Berisha, të dy heronj dhe dëshmorë të kombit. Po ashtu edhe kryetari OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, ka shpalosur kujtime dhe ka folur për kontributin e Habib Berishës, gjatë luftës së UÇK-së. Në fund, në emër të familjes, Shqipron Berisha ( djali i dëshmorit), i ka falënderuar të gjithë për respektin dhe organizimin e kësaj ngjarje.