Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 482 testime sa janë bërë në nivel vendi, 47 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore është shënuar një rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 7 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 158 mijë e 48. Numri përgjithshëm i rasteve aktive është 492 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …