Përfaqësuesja e Posaçme e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 11 qershorit, Alojz Peterle, kanë shprehur shqetësimin rreth incidenteve dhe kërcënimeve dhe presionit që po ndodhin në pjesën veriore të Kosovës, në kohën e fushatës zgjedhore. “Ne përsërisim nevojën që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga praktikat që janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe në mënyrë të përpiktë ta respektojnë ligjin”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. “Për ne, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Çdo gjë më pak se kjo nuk paraqet demokracinë që njerëzit në Kosovë e presin dhe e meritojnë”, përfundon deklarata e përfaqësuesve të BE-së në Kosovës. Reagimet e zyrtarëve të BE-së kanë pasuar disa incidente në veri të Kosovës ndërmjet përfaqësuesve politik serbë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …