Sot filloi fushata zgjedhore për radhën e dytë të zgjedhjeve në Drenas. Ajo do të zgjasë deri më 16 dhjetor, ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor. Në zgjedhjet në Drenas të drejtë vote kishin 52 mijë 569 votues, prej tyre votuan mbi 21 mijë në radhën e parë të zgjedhjeve. Dy kandidatët, Ramiz Lladrovci nga PDK-ja dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën fillojnë garën në balotazh për ta zgjedhur kryetarin e komunës së Drenasit me mandat për më pak se një vit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …