Sot fillon projekti “Forcimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”, me të cilën nis fushata për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rreziqet e migrimit të parregullt. Në kuadër të këtij projekti të financuar nga BE-ja, i zbatuar nga institucionet partnere: Holanda, Austria dhe Suedia dhe në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme, po fillohet një fushatë e rritjes së ndërgjegjësimit publik në mesin e qytetarëve të Kosovës mbi rreziqet e migrimit të parregullt.
