Institucionet arsimore dhe ato shëndetësore sot mbajnë grevë për ta kundërshuar vendimin e Kushtetueses

Sot, fillon greva e përgjithshme sindikale, pasi nuk u arrit marrëveshjeje paraprake në mes sindikalistëve e institucioneve

Sot, sektori publik në Kosovë  fillon grevën e përgjithshme, e cila vjen si pasojë e mos arritjes së një marrëveshjeje paraprake  në mes të sindikalistëve dhe institucioneve. Marrëveshje me qeverinë ka kërkuar kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, i cili tha se pret nga qeveria të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, por greva do të nis qysh sot e do të vazhdojë edhe pas 1 shtatorit. “Nëse gjërat ndodhin kështu, dhe Qeveria vazhdon me barikadimin dhe qasjen e gabuar ndaj kërkesave tona, fatkeqësisht po them se greva do të fillojë më 25 gusht dhe do të vazhdojë gjeneralizimin e kërkesave nga çerdhet e deri në universitet. Grevë do të ketë edhe më 1 shtator e tutje, nëse qeveria ka këtë qasje”, ka thënë Jasharaj. Kryeministri  Kurti, në konferencë për media tha  me këtë rast se nuk është koha për grevë por për punë. Kërcënimi me paralizim të institucioneve dhe shërbimeve publike tash kur Projektligji për pagat është proceduar dhe kushtëzimi me kërkesa shtesë është gabim. Nuk është koha për greva, është koha për punë. Ne duam sindikata jo spektatore, u shpreh Kurti, i cili në kohën kur ishte në opozitë vazhdimisht kishte përkrahur grevat e po këtij Rrahman Jasharit  e sindikalistëve të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …