Nën përkujdesjen e kryeministrit Haradinaj sot bëhet inaugurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Marinë

Sot fillon procesi i rivarrimit të Dëshmorëve të ZO të Drenicës nga varrezat e fshatrave të ndryshme në Marinë

Komuna e Skenderajt me anë të një njoftimi bënë të ditur se sot fillon rivarrimi i Dëshmorëve të Zonës Operative të Drenicës nga varrezat e fshatrave të ndryshëm në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

“Sot, me datë 18.07.2018 në ora 15:00 fillon procesi i rivarrimit të Dëshmorëve të Zonës Operative të Drenicës nga varrezat e fshatrave të ndryshëm në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Rivarrimi i dëshmorëve nga varrezat e fshatrave të ndryshme ka filluar pas rivarrimit të dëshmorëve nga varrezat e fshatit Polac dhe do të vazhdojë me kërkesën e familjarëve edhe në të ardhmen, që dëshmorët nga varrezat që janë, të barten në Kompleksin në Marinë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …