Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë edhe më tutje. SBASHK, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Këshillat Grevistë komunal, ai i Universiteteve të Kosovës dhe Këshilli Qendror Grevist kanë analizuar dy javët e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.. SBASHK-u, përmes këtij njoftimi ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30%. Tutje thuhet se institucionet duhet të ulen me SBASHK-un dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar. Në anën tjetër Këshilli i Prindërve të Prishtinës, ka paralajmëruar protestë nëse nuk ndërpritet greva, pasi që sipas tyre, është e paarsyeshme greva e mësimdhënësve. Këshilli i Prindërve të Prishtinës konsideron se është e paarsyeshme që edhe pas dy javësh ende po vazhdohet me grevë, dhe nuk po ndërmerret diçka në këtë aspekt.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …