Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan – Qirez, më 28 shkurt – 1 mars 1998 që u zhvillua ndërmjet njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të policisë kriminale serbe, do të hapet ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së: Beqir Rexhepi e Rexhep Rexhepi. Ceremonia fillon sot me hapjen e Ekspozitës në Muzeun Kombëtar të Kosovës, duke filluar në orën 19:00.
