Sot, Instituti GAP publikoi raportin “Diskriminimi me bazë gjinore në shpalljet e vendeve të lira të punës”

Sot, Instituti GAP publikoi raportin “Diskriminimi me bazë gjinore në shpalljet e vendeve të lira të punës”

Sot, Instituti GAP publikoi raportin “Diskriminimi me bazë gjinore në shpalljet e vendeve të lira të punës”.

Ky raport vlerëson se sa është prezent diskriminimi me bazë gjinore në shpalljet publike për vendet e lira të punës në Kosovë, duke analizuar 6,225 shpallje për vende të lira të punës të publikuara në njërën nga platformat më të mëdha online të punësimit gjatë vitit 2022, si dhe 1,357 shpallje për vende të lira të punës të publikuara në platformën “Superpuna”, e cila është lansuar në shkurt 2023 nga Ministria e Financave, Punës, dhe Transfereve.

Diskriminimi me bazë gjinore në titujt dhe përshkrimet e vendeve të punës ndodhë kur në njoftime për vende pune përdoren fjali dhe/ose shprehje që sugjerojnë një preferencë për njërën gjini, ose kur në to pasqyrohen stereotipe kulturore në lidhje me burrat dhe gratë në vendin e punës. Përmbajtjet e tilla të konkurseve, përveç që sjellin praktika diskriminuese në punësim, duke privuar nga e drejta për të aplikuar njërën apo tjetrën gjini, në Kosovë ato janë të ndaluara edhe me ligj.

Nga analiza e 6,225 titujve të publikuar në platformën online të punësimit gjatë vitit 2022, 59% përmbajnë stereotipe gjinore, ku nga to 73% janë shkruar me gjuhë të kodifikuar mashkullore dhe 27% janë shkruar me gjuhë të kodifikuar femërore. Ndërsa, nga 1,357 tituj të publikuar në platformën “Superpuna”, 79% përmbajnë stereotipe gjinore, ku nga to 74% përmbajnë  stereotipe gjinore mashkullore dhe 26% përmbajnë stereotipe gjinore femërore.

Sipas kësaj analize paga mesatare për vendet e punës në platformën “Superpuna” të cilat janë të kodifikuara më stereotipe gjinore për burra është 391.5 euro, për vendet e punës të cilat janë të kodifikuara me stereotipe gjinore për gra është 336.3 euro, kurse për vendet e punës pa stereotipe gjinore është 412.6 euro. Kjo dëshmon edhe një herë praninë e hendekut gjinor të pagave.

Sektorët për të cilët kërkohen më shumë gra janë: administrata, edukimi dhe shëndetësia; kurse sektorët për të cilët kërkohen më shumë burra janë: tregtia dhe ekonomia, elektronika dhe energjetika, hulumtimi dhe zhvillimi, inxhinieria dhe ndërtimtaria, mirëmbajtja dhe sigurimi.

Kjo analizë arrin në përfundim se dispozitat e tanishme ligjore nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e barazisë gjinore në tregun e punës dhe rekomandon masa më strikte për parandalimin e diskriminimit gjinor në punësim.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …