Sot intervistohen kandidatët për kryeprokuror të shtetit. Duke folur për këtë rast kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj, Kurti mendon se ky rast e ka vëmendjen e të gjithëve. “Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional, por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik”, ka shkruar Kurti, i cili me kohë i ka marrë masat të përzgjedh kandidatin e tij të preferuar, për ta marrë nën kontroll edhe këtë segment me shumë rëndësi të jetës politike dhe juridike të vendit. Albin Kurti ka paralajmëruar se do të zgjidhet një prokuror që merret me krimin e organizuar, korrupsionin e lartë dhe çdo lloj kriminaliteti, pasi sipas tij të gjithë prokurorët e 20 viteve të kaluara kanë qenë nën diktatin politik. Ai madje ka nënvizuar se drejtësia u nevojitka për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë shtetërore e kombëtare. Këtë mund ta bëjë vetëm një prokuror i përzgjedhur nga ai vetë, sipas kritereve të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …