Sot ishte për vizitë në Radion Kosova e Lirë, Shefki Fejzullahu, vëllai i dëshmorit të UÇPMB-së, Ibrahim Fejzullahu

Sot ishte për vizitë në Radion Kosova e Lirë, Shefki Fejzullahu, vëllai i dëshmorit të UÇPMB-së, Ibrahim Fejzullahu

Sot ishte për vizitë në Radion Kosova e Lirë, Shefki Fejzullahu, vëllai i dëshmorit të UÇPMB-së, Ibrahim Fejzullahu, së bashku me bijën e tij, arkitekten,  Sevxhane, Fejzullahu.

Gjatë bisedës, veprimtari, Shefki Fejzullahu i bërë të ditur drejtorit të Radios-Kosova e Lirë, profesor Ahmet Qeriqit, se ai dhe familja e tij kanë ruajtur automjetin, e tipit “Llada”, pronë familjare,  me të cilën  është bartur një pjesë e teknikës së Radio-Zërit të Kumanovës, të cilën pronari, Ismet Bexheti ia kishte dhuruar SHP të UÇK-së, për Radion Kosova e Lirë në verë të vitit 1998. Teknika dhe disa pajisje rediodifuzive, kanë qëndruar disa ditë ilegalisht në fshatin,  Gospoicë të Preshevës, në përkujdesjen e tij dhe  në vëllait, dëshmor, Ibrahim Fejzullahu, i shpallur hero, nga ish kryetari, Hashim Thaçi. Pastaj, në përcjellje të teknikës kanë qenë të angazhuar  Islam Berisha, tani dëshmor, Halil Selimi, Shaqir Shaqiri  e të tjerë të cilët kishin qenë të autorizuar për  bartjen e asaj pjese të  teknikës  në destinimin e caktuar, fillimisht  në Rimanishtë të Llapit  e disa muaj më vonë, në fshatin Kleçkë të Rrafshnaltës së Drenicës. Drejtori i Radios, Ahmet Qeriqi,  me propozim dhe lejen e  pronarit, ka pranuar që ai automjet të bartet dhe të dërgohet në Shtëpinë-Muze, në Fshatin Berishë,  ku ruhen edhe artefakte të tjera të Radios-Kosova e Lirë, gjatë kohës së luftës.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …