Sot janë regjistruar 32 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 32 raste të reja me Covid-19. Kjo është konfirmuar nga ana e ISKHPK-së dhe e QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 3641 raste, prej tyre 3417 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 138 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …