Sot ju dha lamtumira e fundit mësuesit Bedri Berisha nga Gurbardhi

Ka ndërruar jetë mësuesi pensionist Bedri Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës. Në nderim te jetës dhe veprës së tij, sot është mbajtur një mbledhje komemorative, ku kanë marrë pjesë mësues dhe ish mësues, drejtoresha e arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, bashkëfshatar dhe miq të shumtë të mësuesit. Në mbledhjen komemorative, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, në fjalën e saj, e vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e mësuesit Bedri Berisha, dhe punën e pamohueshme të të gjithë mësimdhënësve të viteve të 90-ta, duke e vlerësuar si punë historike. Drejtoresha Krasniqi i ka ngushëlluar familjen Berisha dhe  bashkëpunëtorët e mësuesit, ndër vite. Më pas, në varrezat e fshatit Gurbardh është zhvilluar edhe ceremonia e varrimit, duke ja dhënë lamtumirën e fundit, mësuesit veteran, Bedri Berisha.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …