Sot ka ndërruar jetë demografi dhe profesori i ekonomisë, veprimtari i dalluar, Rifat Blaku. Këtë njoftim e ka dhënë djali i tij, Mentar Blaku. Ai ka bërë me dije se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia, Covid 19. Profesor Blaku ka ligjëruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës lëndët: Ekonomia e Kosovës dhe BE-së dhe Psikologjia e punës. Ka qenë edhe veprimtar politik, mbështetës i luftës së UÇK-së dhe ka mbajtur qëndrim militant kombëtar në zgjidhjen e çështjes shqiptare në përgjithësi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …