Sot ka vazhduar dita e dyte e punëtorisë” Bashkëpunimi institucional për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme degraduese- mjedisore” organizuar nga KPMM në bashkëpunim me Njësinë e krimeve të rënda.
Punëtorinë e shaplli të hapur anëtari i bordit të KPMM-së, z. Jahir Gashi.
Në fjalën e rastit kryesuesja e bordit të KPMM Selvete Graiqevci Pllana falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë punëtori. Pas prezantimit për detyrat dhe përgjegjësitë e KPMM, kryesuesja Selvete Graiqevci Pllana, potencoi sfidat për aktivitetin e operimeve të jashtëligjshëm që bëjnë operatorët. Pastaj elaboroi edhe të gjitha shkeljet e operatorëve ilegalë për tre vitet e fundit. Selvete Graiqevci Pllana bëri thirrje që institucionet të jenë bashke që të ndalojnë operimet ilegale. Të krijohet struktura institucionale, porositi në fjalimin e saj kryesuesja e KPMM znj. Selvete Graiqevci Pllana.
Nga Policia e Kosovës prezentoi Kapiten Agron Haziri, shef për krime të rënda. Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda ka mbajtë fushata për hetimin e krimeve . PK ka lëshuar urdhër operativ në bashkëpunim me departamentet operative për të marr veprime në këtë fushë. Nga veprimet ilegale kryhen shumë dëme deri tek humbja e jetëve, për shkak të operimeve ilegale. Nga e kaluara nuk kemi pas shumë rezultate në këtë drejtim. Duhet marrë veprime konkrete konform ligjit tha ndër të tjera Kapiten Agron Haziri, shef për krime të rënda.
Ismet Rrahmani prokuror i shtetit tha se, ne jemi ata të cilët duhet punojmë me përkushtim në mënyrë që ambienti ynë të jetë stabil. Prokuroria e shtetit ju inkurajon që ju të ofroni prova mos hezitoni se ne do tu dalim përballe kërkesave tuaja.
Zyrtari nga MMPH z. Sefaj veçoi faktin se veprimet kanë qenë jo të duhura . Keqbërësit duhet dënuar, dhe ne duhet kryejmë secili punën tonë.
Pleurat Gjata nga KPMM prezantoi problemet praktike, aktivitetet, sfidat në KPMM. Ai tha se Resurset minerale janë kategori kushtetuese dhe janë të mbrojtura me kushtetutë. Fokusi i sotëm i KPMM është shfrytëzimi i jashtëligjshme minerale, por edhe përpunimi i tyre është aktivitet i kundërligjshëm nëse nuk ka leje nga KPMM. Dëmet janë të shumëfishta si: dëmtimi i buxhetit shtetëror, dëmtimi i mjedisit dhe dëmtimi i konkurrencës së lirë e të tjera.
Për të marrë pjesë në këtë punëtori të organizuar nga KPMM në bashkëpunim me departamentin për krime të rënda, ishin të pranishëm përfaqësues te institucioneve shtetërore nga: KPMM, Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, APK, MMPH.