Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 9 mijë 253 testime sa janë kryer në nivel vendi, 1 mijë e 853 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore ka vdekur një infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 1 mijë e 636 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 180 mijë e 407, numri i i rasteve aktive ka rënë në 31 mijë e 084 të infektuar aktualë.
