Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 595 testime sa janë kryer në nivel vendi, 101 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore ka vdekur një i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 758 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 218 mijë e 265 numri i rasteve aktive ka rënë në 3 mijë e 883 infektuar aktualë.
