Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 98 testime sa janë bërë në nivel vendi, 8 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore është shënuar një rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 5 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 787. Numri përgjithshëm i rasteve aktive është 320 të infektuar aktualë.