Merkel dhe Vucic

Sot kancelarja, Angela Merkel do të qëndrojë në Beograd për të zhvilluar vizitën e saj të fundit si kancelare, në Ballkan

Sot kancelarja gjermane,  Angela Merkel do të qëndrojë në Beograd për të zhvilluar vizitën e saj të fundit si kancelare, në Ballkan. Nga aeroporti, ajo dhe delegacioni që e shoqëron do të nisen drejt pritjes solemne me nderimet më të larta shtetërore që do t’u bëhet para pallatit “Serbia”. Pas kësaj, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kancelarja do të bisedojnë privatisht, për të dalë më pas në një deklaratë për mediat. Merkel gjithashtu do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile nga i gjithë Ballkani, gjë që nuk është e pazakontë, duke pasur parasysh se takimet me sektorët joqeveritarë janë praktikë e saj. Pas përfundimit të takimeve në Serbi, kancelarja Merkel do të niset për të ardhur në Shqipëri, ku edhe do të zhvillojë takime me zyrtarë shqiptarë, ndërsa do të darkojë privatisht me të gjithë liderët e rajonit. Përveç me ata të Serbisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …