Sot kanë nis punimet për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë ndonëse gurthembeli ishte vendos para 8 viteve

Nisin punimet për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë, gurthembeli i të cilës ishte vendos para 8 viteve

Gurthemeli iu vendos para 8 vjetësh, sot filluan punimet për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë qendrore në kryeqytet, gurthemeli i së cilës është vendosur në parkingun e Telekomit të Kosovës, qysh nga viti 2012 Kjo është bërë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një njoftimi. “Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka përcjellur për së afërmi fillimin e punëve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Ai uroj të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie mëse të nevojshme dhe të shumëpritur për gjithë besimtarët”, thuhet në njoftimin e BIK-ut. Xhamia qendrore lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …