Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 139 testime sa janë kryer në nivel vendi, 373 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur 2 të infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar i mijë e 710 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 211 mijë e 22, numri i rasteve aktive ka rënë në 9 mijë e 461 të infektuar aktualë.
