Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 4 mijë e 285 testime sa janë bërë në nivel vendi, 770 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar dy raste të vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 1 mijë e 589 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 202 mijë e 664. Numri i rasteve aktive ka zbritur 16 mijë e 28 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …