Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 7.384 testime, të cilat janë bërë në vendin tonë, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin corona Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjeve nga virusi. Sot janë shëruar 962 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 114 mijë 661. Numri i rasteve aktive të infektuar me virusin korona ka arritur 26 mijë e 525.