Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 840 testime sa janë kryer në nivel vendi, 257 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur tre infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 593 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë, ka arritur në është 219 mijë e 502, numri i rasteve aktive ka rënë në 3 mijë e 57 infektuar aktualë, ndërsa në pikun e pandemisë, një muaj më parë kishte arritur në më shumë se 35 mijë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …