leoni

Covid

Sot kanë vdekur 4 të infektuar me virusin korona, janë paraqitur 236 raste të reja, janë shëruar 780 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  2 mijë e  648    testime  sa janë kryer  në nivel vendi,  236  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  kanë  vdekur  4 të  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar  780 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve  nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 215 mijë e 665, numri i rasteve aktive ka rënë në   5  mijë   e 962  infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …