Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 9 mijë 451 testime sa janë kryer në nivel vendi, 2 mijë e 110 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur pesë të infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 3 mijë e 772 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 178 mijë e 768, numri i i rasteve aktive ka rënë në 3o mijë e 871 të infektuar aktualë.
