Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 820 testime sa janë kryer në nivel vendi, 411 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur 5 të infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 2 mijë e 582 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 214 mijë e 885, numri i rasteve aktive ka rënë në 6 mijë e 509të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …