Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 10 mijë 87 testime sa janë kryer në nivel vendi, 2 mijë e 33 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur gjashtë të infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 3 mijë e 329 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 172 mijë e 44, numri i i rasteve aktive ka rënë në 33 mijë e 906 të infektuar aktualë.
