Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 896 testime sa janë kryer në nivel vendi, 754 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur 8 të infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 3 mijë e 900 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 191 mijë e 409, numri i i rasteve aktive ka rënë në 23 mijë e 823 të infektuar aktualë.
