Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 702 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 860 të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur dy të infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 1 mijë e 155 të infektuar. Numri i rasteve aktive, ka zbritur në 6 mijë 527 të infektuar aktualë.
