Sot, për një vizitë në Radion Kosova e Lirë qëndruan biznesmeni, Sylejman Neziri, pronar i firmës “Plus Center” në Ferizaj dhe kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, z. Nexhat Hasani. Ata u takuan me drejtorin Radios, Ahmet Qeriqi dhe shefin e marketingut, Jeton Syla. Z. Sylejman Neziri në firmën e tij ka të punësuar 110 punëtorë. Ai është pronari i vetëm i një firme në Kosovë, i cili nuk merr dhe nuk shet produktet e Serbisë në vendin tonë. Z. Neziri me këtë rast ka ftuar tregtarët e Kosovës që të blejnë prodhimet vendore e të shteteve të tjera, por jo ato të Serbisë, e cila edhe 20 vjet pas luftës, nuk e ka ndërruar qëndrimin e saj antishqiptar. Ndërsa kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës kishte vërejtje rreth tarifës së lartë, që ka filluar ta aplikojë Shteti shqiptar, për bizneset e Kosovës.
Me këtë rast, z. Sylejman Neziri i ka dhuruar drejtorisë së Radios, një logo simbolike të punuar prej metali dhe disa produkte të tjera të punuara në firmën e tij.