Sot kudo në trojet etnike shqiptare, përkujtohet 28 nëntori i historisë së fitoreve tona kombëtare

Sot kudo në trojet etnike shqiptare, përkujtohet 28 nëntori i historisë së fitoreve tona kombëtare

Sot kudo në trojet shqiptare, edhe pse  të ndara e të shkapërderdhura si në Shqipëri, në Kosovë,  Maqedoni, Mal të Zi, në Kosovën Lindore, në Çamëri e në  mërgatë, zhvillohen aktivitete të shumta përkujtimore, tematike, kulturore, diplomatike, ushtarake e shtetërore, në nderim dhe shënim  për 28 Nëntorin, datën më të  rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Muaji nëntor në Kalendarin e historisë kombëtare shqiptare, shënon ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të kombit shqiptar. 

28 nëntori  shënon kthimin e Skënderbeut në Krujë, në vitin 1443,

 Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912,

Çlirimin e Shqipërisë nga forcat fashiste në vitin 1944,

Lindjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në vitin 1955,

Daljen publike të UÇK-së në vitin 1997,

dhe shumë ngjarje të tjera të rëndësishme të së kaluarës shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Bedri Hamza, kandidati ideal për kryeministër që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka sqaruar arsyet pse nuk ka kandiduar për postin e …