Sot më 24 mars përpara Gjykatës Speciale do të dalin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet pikërisht në ditën kur filluan bombardimet e NATO-s mbi çaqet serbe. Siç është njoftuar konferenca e radhës do të mbahet në orën 11:00. Ndryshe bombardimi i Serbisë nga NATO ishte operacion ushtarak i cili kërkonte të ndalojë abuzimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe për herë të parë, NATO ka bërë një intervenim të tillë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sulmet ajrore që zgjatën nga 24 marsi 1999 deri në 10 qershor të po këtij viti pasuan me dorëzimin e Serbisë karshi NATO-s që erdhi pas një lufte të ashpër midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Policisë e Ushtrisë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …