Sot mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencës, në të cilën do të miratohet raporti vjetor e punës së Komisionit për vitin 2016 si dhe miratohet plani i punës së Komisionit për vitin 2017. Sipas njoftimit për media gjatë ditës së sotme mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilën do të miratohet plani dhe programi i punës së Komisionit për vitin 2017. Gjithashtu edhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të behët shqyrtimi i planit të punës së komisionit për vitin 2017. Komisioni për Buxhet Dhe Financa, do të bëjë shqyrtimin në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën Janar-Mars 2017. Ndërsa Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në mbledhjen e sotme do të bëjë shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës si dhe miratimi i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për RTK-në.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …